Kamera BIOWELL

Kamera BioWell i bashkon njohuritë lindore (Ayurveda – mësimi indian për çakrat, mësimi tradicional kinez për meridianet) me shkencën konvencionale perëndimore të organeve dhe sistemeve të organeve për të marrë një pamje të plotë të gjendjes psiko-fizike të trupit. Zbulon problemet e mundshme në trup në nivelin e energjisë dhe mund të kombinohet me teknika të tjera, d.m.th mund të matë se si një terapi/teknikë e veçantë vepron në të gjithë organizmin. Përdorimi i tingujve binuralë të krijuar posaçërisht për çdo klient individualisht, përmirëson gjendjen e përgjithshme të trupit, rrit energjinë e tij në nivelin qelizor dhe më e rëndësishmja zvogëlon stresin, ndërsa rezultatet e aplikimit të tij, personi që ekzaminohet mund t’i shohë edhe vizualisht.

Ekzistojnë mbi 200 studime shkencore për funksionimin e kësaj pajisje që janë botuar në revista të shquara shkencore që janë pranuar gjerësisht, dhe i gjithë kërkimi është botuar në faqen e internetit https://iumab.com/.

 Çka është kamera BioWell?

Kamera BioWell është një pajisje revolucionare që analizon gjendjen psiko-fizike në një mënyrë shumë të thjeshtë.

Pajisja është patentuar nga biofizikanti rus Dr.Konstantin Korotkov, profesor i Shkencave Kompjuterike dhe Biofizikës në Universitetin e Teknologjisë së Informacionit, Mekanikës dhe Optikës në Shën Petersburg, Rusi (https://www.bio-well.com/gb/company/about_korotkov.html), ndërsa prodhohet në SHBA.

Mbi cilin parim punon kamera BioWell?

Kamera BioWell në mënyrë indirekte matë energjinë e trupit duke matur dritën në ajër. Funksionon në mënyrë të tillë që të gjitha materialet përçuese elektrike nën veprimin e impulsit elektromagnetik të tensionit të lartë të lëshojnë elektrone që reagojnë me molekulat nga ajri dhe transmetojnë energjinë e tyre tek ata. Drita e emetuar nga molekulat e ajrit “kapet” nga një pajisje që përmban një fotogram – është bërë foto Kirlian (https://en.wikipedia.org/wiki/Kirlian_photography).

Njeriu është gjithashtu një përcjellës i energjisë elektrike, kështu që ai lëshon elektronet nën veprimin e tensionit të lartë. Në varësi të gjendjes së tij mendore dhe emocionale, si dhe proceseve biokimike që ndodhin në trup, çlirohen sasi të ndryshme të elektroneve, duke lëshuar dritë, intensiteti i së cilës matet me kamerën BioWell.

Si punon kamera BioWell?

Kamera BioWelL indukton çlirimin e elektroneve nga gishtat që bien në kontakt me molekulat e ajrit dhe sipas sasisë së elektroneve të lëshuar lëshohet dritë që mund të shihet vizualisht me ndihmën e kësaj pajisje si një biofushë që rrethon trupin.

E RËNDËSISHME: Imazhet vizuale nuk tregojnë aurën njerëzore. Është një bio-fushë e induktuar e provuar shkencërisht dhe nga e cila lexohet gjendja psiko-fizike e organizmit..

Индуцирано биополе

Figura 1 Biofushë e induktua

Sipas konceptit të pikave të akupunkturës, zona të ndryshme të gishtërinjve janë të lidhura me organe të caktuara dhe sisteme organike, pra gjendje të caktuara në trup. Sipas elektroneve të lëshuara nga gishtat dhe dritës së emetuar, maten tre parametra: stresi, еnergjia si dhe ekuilibri/çekuilibri i gjithë organizmit.

 

Светлина емитирана од прстите

Figura 2 Drita e emetuar nga gishtat

Në fakt, biopoli që shihni në Figurën 1 është shuma e të gjithë gishtërinjve në Figurën 2. Pra, aura njerëzore nuk matet.

 Zbatimi i kamerës BioWell

  • Terapistët që analizojnë gjendjen e energjisë, nivelet e stresit, si dhe matjen e ekuilibrit/çekuilibrit të të gjithë organizmit
  • Për hulumtime në mjekësi
  • Psikologë, për analizën e gjendjes psiko-emocionale
  • Trajnerët dhe atletët për të përcjellur gjendjen funksionale gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve përmes matjes së stresit dhe bioritmit
  • Menaxhmenti, si dhe Departamenti i burimeve njerëzore në kompani për analizimin e situatës së energjisë dhe stresit në mesin e punonjësve
  • Në fabrika, në mënyrë që të zvogëlohen gabimet në linjën e prodhimit
  • Praktikantë të akupunkturës
  • Të gjithë njerëzit që duan të merren me stresin dhe të zbulojnë problemet e mundshme në organizëm në kohën e duhur
  • Të gjithë individët që dëshirojnë të shmangin problemet e mundshme të përditshme duke ndjekur bioritmin e tyre