Kozmetologji kuante me Handy Cure
Handy Cure (HC paisje) paraqet aparat te autorizuar te kompanise izraelite Medical Quant Ltd. Ai bazohet ne efekt sinergjetik terapeutik ne kater metoda klinike, si vijon:
- Lazer pulsi me frekuencë të ulët
- Dritë infra të kuqe
- Dritë e kuqe që shihet
- Fushë statike magnetike
Këto katër elemente veprojnë njëkoësisht. Përveç kësaj, parametrat e tyre janë të zgjedhura ashtu që në mënyrë të ndërsjellë ti rrisin efektet kuruese të secilit prej tyre. Efektet biologjike paraqiten në nivel subqelizor edhe në nivel qelizor, dhe si rezultat, lëkura kthehet në gjendje natyrale të shëndetshme. Një studim i pavarur klinik ka treguar efikasitet të lartë të terapisë kuante me Handy Cure e cila është në kuadër mes 76 dhe 100 % varësisht nga dëmtimi i lëkurës, që sigurisht varet edhe nga mosha e pacientit.
Përdorimi i paisjes HC është kompatibil me terapitë kozmetologjike dhe me përdorimin e produkteve për përkujdesje lëkure. Në praktikën klinike është dëshmuar që përdorimi i paisjes e zvogëlon dëmtimin e lëkurës, përmirson qarkullimin dhe tonusin e muskujve, dhe rrit efikasitetin e preparateve kozmetike që përdoren. Me një fjalë, në mënyrë graduale, lëkura merr pamje rinore.
Si vepron Handy Cure?
Organizmi i njeriut është përmbledhje e një numri tejet të madh të qelizave. Gjendja shëndetsore e përcakton aftësinë e tyre të kryejnë funksione të paracaktuara, që në fund zbret në këmbim të gazrave (frymëmarrje qelizore), transferim, përpunim dhe sintezë të molekulave të tipeve dhe të llojeve të ndryshme (kushtimisht thënë ushqyerje). Gjithë këto procese zhvillohen në nivel molekular dhe submolekular. Shkenca bashkëkohore perëndimore, ndryshe nga shkenca tradicionale e lindjes, po përpiqet ta ,,riparojë” çrregullimin me ndihmën e ilaçeve, bisturisë kirurgjikale dhe me ndihmën e metodave të tjera.
Terapia kuante përdor metoda më subtile dhe më delikate. Paisja HC e kontrollon emetimin e rrezes së kuanteve në pikë të përcaktuar saktësisht, gjegjësisht rrezja as nuk zgjerohet e as nuk shpërthen dhe vepron vetëm në disa pika të caktuara. Metoda e terapisë kuante është joinvazive dhe tërësisht pa dhimbje dhe nuk ka efekte të padëshiruara.
Energjia e rrezes kuante e cila transferohet në lëkurë, jo vetëm që nuk e dëmton strukturën e saj, dhe nuk e dobëson funksionin e saj, por i jep energji shtesë për ta zgjidhur problemin e vet. Për këtë shkak, nuk ekziston asnjë rrezik për komplikacione, si dhe nuk ekziston rrezik për efekte të padëshirueshme gjatë procesit të trajtimit.
Përse duhet të zgjidhni trajtime me Handy Cure?
Efektet kuruese të dritës përdoren shumë vite. Deri në kohët e fundit, terapia lazer në nivel të ulët, përdorej në mënyrë të suksesshme vetëm në institucionet shëndetësore nëpër botë, por tani kjo metodë mund të përdoret edhe më gjërë, bile edhe në kushte shtëpiake.
Paisja HC mundëson aktivimin e proceseve natyrale të qelizës, e përshpejton sintezën e kolagjenit dhe elastinës, sjell deri në ulje të rrudhave sipërfaqësore dhe deri në oksigjenizim më të madh të qelizave, dhe me atë përmirësohet edhe struktura e lëkurës së fytyrës, qafës, gjoksit dhe duarve. Në të njëjtën kohë, me paisjen HC mund të bëhet detoksifikim dhe oksigjenizim i të gjithë organizmit.
Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në e-mail agape.mkd@gmail.com ose në numrin e telefonit 078 334 764.