Harmonizimi kuantik

Çka është harmonizimi kuantik?

Harmonizimi kuantik (HK) është një teknikë që transformon dhe ekuilibron të katër nivelet e trupit (trup fizik, emocional, mendor dhe shpirtëror) në një mënyrë që rrit procesin e vetë-shërimit. Zbatimi i kësaj metode çon drejt një ekuilibri dhe harmonizimi jo vetëm të gjendjes psiko-fizike, por edhe ndodhin ndryshime pozitive në jetë. Gradualisht rritet ndërgjegjësimi juaj dhe të jetuarit në momentin aktual.

Punohet me një valë kuantike që inicohet drejtpërdrejt nga vetëdija e pastër.
HK paraqet një përngjitje të mësimeve të vjetra shpirtërore dhe shkencës bashkëkohore perëndimore: fizika kuantike dhe psikologjia. Llogaritet se rrjedh nga mësimet e lashta të Kahunëve, shamanët havaianë. Serge Kahili King, një shaman dhe shkrimtar, për këtë teknikë përdor fjalën Kahi që d.m.th prekje magjike. Sipas tij, kjo teknikë është teknika më e mirë të cilën ai njeh për shërim. Në vitet e nëntëdhjeta nga shekulli i kaluar, të pavarur njëri nga tjetri, këtë teknikë e kanë përsosur D-r. Richard Bartlet (Matrix Energetics) dhe D-r.Frank Kinslow (Quantum Entrainment) si dhe Andrew Blake (QCT – Quantum Consciousness Transformation).

Si vepron HK?

Baza e kësaj metode shtrihet në fizikën kuantike, pasiqë trupi i njeriut është energji me frekuencë të caktuar. Të gjitha organet tona, inde dhe qeliza, si dhe mendimet dhe еmocionet vibrojnë në frekuencë të caktuar. Kur frekuencat nuk janë të sinkronizuara vjen deri tek çekuilibri i të gjitha katër niveleve të trupit. Nëse jetojmë një kohë të gjatë në frikë, panikë, pasiguri, frustrim, situata konflikti, rraskapitje, dhimbje fizike, në mënyrë të pashmangshme vjen deri tek çrregullime të caktuara psikosomatike.
Vala kuantike që thirret drejtpërdrejt nga vetëdija e pastër (e quajtur edhe si fusha universale, inteligjenca kreative) funksionon duke rivendosur ekuilibrin në trup. Vepron drejtpërdrejt në sistemin nervor duke prishur lidhjet ose bindjet e vjetra nervore dhe duke marrë pjesë në krijimin e lidhjeve të reja nervore dhe duke ndihmuar kështu gradualisht të sjellim ndryshime pozitive në jetën tonë.

Si kryhet HK?

Para së gjithash, duhet të theksohet se trajtimi është shumë qetësues.
Terapisti punon drejtpërdrejt në komunikim me klientin pa përdorur asnjë pajisje. Klienti mund të qëndrojë, të ulet ose të shtrihet. Përveç ndjenjës së relaksimit, shpesh ndodhin ndjesi të ndryshme në trup, të tilla si një lëkundje e lehtë e trupit, të dridhura ose temperatura e trupit, të cilat zhduken plotësisht kur trupi është i ekuilibruar. Është e rëndësishme të theksohet se vala kuantike vepron gjithmonë e para kur është e nevojshme dhe gjithmonë arrihet një ndryshim që është më i miri për klientin në atë moment.

Si fillon procesi i HK?

Praktikuesi që përdor këtë metodë fillon procesin e shërimit duke u lidhur me vetëdijen e pastër/fushën universale dhe duke ngritur valën kuantike për të vepruar në lidhje me një problem që mund të jetë i një natyre fizike ose mendore.

Кu mund të zbatohet HK?

• Çekuilibri i mendjes, trupit dhe emocioneve
• Përmirësimi i shëndetit psiko-fizik
• Reduktimi i llojeve të ndryshme të dhimbjeve
• Jostabiliteti emocional
• Pakënaqësi në partneritet, punë dhe financa
• Mjedisi negativ

Harmonizimi kuantik po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën sepse është i lehtë për tu zbatuar dhe jep rezultate të shkëlqyera. Kombinohet dhe plotësohet suksesshëm me metodat e tjera.