Wingwave – metodë për trajtimin e shpejtë dhe efektiv të stresit dhe emocioneve
Themeluesit e metodës Wingwave janë psikologët Cora Besser-Siegmund dhe Harry Siegmund. Pas hulumtimit dhе punës shumëvjeçare në Hamburg, Gjermani, kjo metodë është e patentuar dhe e mbrojtur nga ana e institutit Besser-Sigmund – Institut GmbH https://besser-siegmund.de
Wingwave është një teknikë e vërtetuar shkencërisht dhe efektive për forcimin, zhvillimin dhe aktivizimin e aftësive mendore dhe krijuese tek njerëzit e shëndetshëm mendërisht, zhduken besimet e vjetra dhe krijohen ato të reja me të cilat përmirësohet cilësia e të jetuarit. Me këtë metodë, emocionet kthehen në ekuilibër, prandaj teknika njihet si “trajnim i emocioneve”. Çekuilibri emocional ndodh për shkak të emocioneve të bllokuara, stresit, zakoneve të programuara, etj.
Metoda Wingwave kombinon teknikat e mëposhtme:
- EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing) – stimulimi i dyanshëm i hemisferave të trurit i cili arrihet me lëvizje të shpejtë të dorës, gjegjësisht tundja e dorës. Me EMDR, personi futet në fazën RЕМ në gjendje zgjimi.
- NLP ( Neuro Linguistic Programming) – modeli komunikues i veprimit
- O-Ring Test – testi kineziologjik (testi miostatik) përmes të cilit përcaktohet arsyeja e emocioneve negative
Kuptimi i fjalës Wingwave dhe lidhshmëria e saj me metodën
Fjala Wing është një metaforë për krahët e fluturës, e cila sipas teorisë së kaosit të Edward Lorenza, lëvizja e krahëve të një fluture mund të ndryshojë motin në anën tjetër të botës. Kështu, me wingwave, impulset nervore stimulohen nga lëvizja e shpejtë e syve përmes stimulimit dypalësh të hemisferave të trurit, duke rezultuar në ndryshime pozitive.
Fjala Wavе është huazuar nga fjala angleze brainwave që d.m.th ide e shkëlqyeshme, mendim i shkëlqyeshëm. Pas zbërthimit të ndjenjave negative, bëhet mbjellja e programeve pozitive.
Duke folur në mënyrë figurative, duke përdorur testin miostatik dhe stimulimin dypalësh të hemisferave të trurit, në periudhën më të shkurtër kohore ka një ndryshim në emocione, pra një ndryshim në përjetimin e emocioneve dhe sjelljes.
Si punohet me metodën Wingwave
Ne të gjithë e dimë thënien për gjumin, fle dhe nesër do të zgjohesh si i ri. Nëse stresi nuk do të ishte aq i madh, truri vetë do ta zbërthejë emocionin dhe ditën tjetër ne do të ndjehemi më mirë.
Mirëpo, çfarë ndodh kur përballemi me stresin që zgjat për një kohë më të gjatë dhe truri nuk mund ta përpunojë atë. Atëherë ndihemi të lodhur nën presion të vazhdueshëm, i cili prish gjumin dhe mund të çojë në sëmundje të caktuara. Gjumi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht faza REM sepse në këtë fazë zbërthehen situatat dhe emocionet që kemi përjetuar.
Me këtë metodë, klienti vetë e përcakton temën mbi të cilën dëshiron të punohet. Është e rëndësishme të theksohet se klienti nuk është i detyrueshëm të thotë problemin specifik që e shqetëson, por përqendrohet tek emocionet dhe përvojat që ai ka. Me ndihmën e testit miostatik përcaktohet emocioni që e shqetëson dhe më pas stimulohet faza REM në gjendje zgjimi. Në këtë mënyrë, në gjendje të zgjuar, emocionet e bllokuara zbërthehen dhe fshihen. Gjatë ndërhyrjes është e mundur të bëhen zbulime befasuese dhe ndryshim në emocione. Pas ndërhyrjes shfaqen ndjenja të ndryshme si ndjenja e lehtësimit, gëzimit, lumturisë etj. Ndonjëherë klienti mund të ndihet i lodhur dhe i relaksuar, mund të ketë ëndërrime intensive në lidhje me temën që po punohet. Procesi përfundon me programet pozitive.
Zbatimi i Wingwave jep rezultate të shkëlqyera në fushat e mëposhtmeꓽ
- Ballafaqimi me stresin në kushte pune
- Përgatitja e paraqitjeve publike, prezantimeve dhe takimeve të biznesit
- Trajnimi mendor i atletëve
- Heqja e bllokadave mendore të cilat pengojnë kreativitetin
- Ulja e stresit në raste të lodhjes mendore dhe pagjumësisë
- Heqja e bllokadave siç janë frika nga fluturimi, frika nga dentisti etj.
- Ndryshimi i shprehive të ngrënies etj